Site icon Telegrafi

EKSKLUZIVE: Dyshohet për varrezë masive afër kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës (Video)

Prokuroria Speciale e Kosovës do të duhet që së shpejti të urdhërojë fillimin e gjurmimeve brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, afër kishës së kontestuar ortodokse.

Mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu ka thënë në një intërvistë për emisionin “Personale” të TV Dukagjinit se kanë pranuar një dëshmi serioze nga një qytetare, e cila pretendon se ka parë që gjatë luftës të jetë gropuar në atë pjesë.

“Jo shumë ditë më herët kam pas një thirrje nga një grua, të cilën do ta takoj javën e ardhshme, e cila prej ndërtesës ka pa që në afërsi të kishës do ta tregoj vendin ku dyshon se kanë varrosur njerëz kështu që do ta kontrollojmë”, ka thënë Gërxhaliu, transmeton Telegrafi.

Njeriu që për 17 vjet është përgjegjësi kryesor për gjetjen e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, për herë të parë ka rrëfyer eksluzivisht për këtë emision se dy ditë pas hyrjes së trupave të KFOR-it kanë ekzaminuar bodrumin e Fakuktetit Juridik, ku në afërsi të këtij lokacioni dyshohej se ishin dhunar femra nga forcat ushtarake serbe.

“I gjithë bodrumi ka qenë me gjak dhe më veshje të brendshme të femrave”, ka treguar Gerxhaliu.

Mijëra civilë shqiptarë janë vrarë gjatë luftës së fundit në përpjekje të ish diktatorit serb Millosheviq që të zbatonte planin “Patkoi” për zhvendosjen e popullatës shumicë shqiptare nga Kosova.

Civilët e vrarë ishin hedhur nëpër varreza masive në Kosovë derisa në pëprjekje të të humbur gjurmët disa ishin dërguar edhe në Serbi. Ende janë mijëra të pagjetur.

Kisha ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës ishte ndërtuar nga dikatatura e Millosheviqit në shenj dominance ndaj shumicës shqiptare. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Exit mobile version