Site icon Telegrafi

Ekskluzive – Detajet e koncertit të Dua Lipës, një pjesë e fondeve për bamirësi (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të mbajë një koncert së shpejti në Prishtinë.

Ajo më 9 gusht e ka konfirmuar performancën në një skenë që do të jetë në Parkun e Gërmisë.

Telegrafi mëson nga burimet e sigurta se oganizatorët nën ombrellën e kompanisë Republika, po bëjnë përgatitjet finale.

Pas sigurimit të performancës së Dua Lipës, ku ka asistuar në masë të madhe babai i saj Dukagjin Lipa, po definohen edhe detajet tjera.

Tashmë po bëhen gati edhe artistët tjerë që do të performojnë në fazën ëarm-up në një koncert madhështor i cili do të kulmojë në pikun e verës.

Dua Lipa nuk vjen të performojë që të fitojë në Kosovë.

Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e fondeve dhe fitimeve do të ndahen për bamirësi, një fakt që besohet se ka shtyrë këngëtaren që të bindet edhe më tepër për një super performancë në Prishtinë.

Ditë më parë vet Dua Lipa konfirmoi se ajo mezi pret të performojë në kryeqytetin e asaj që ajo e quan mëmëdhe.

Mbetet të shihet çka kanë përgatitur organizatorët më detajisht, teksa Telegrafi do t’iu sjellë detaje të reja në vazhdimësi nga koncerti i madh i Dua Lipës. /Telegrafi/

Exit mobile version