Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri këtë vit pati debutimin e saj të parë në tregun ndërkombëtar.
“Four Sesons” ishte kënga e cila i hapi dyert e suksesit jashtë vendit, e këtë sukses duket se ajo do ta vazhdojë edhe me projektet e reja, që do t’i sjellë së shpejti.
E ftuar së fundmi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Dafina ka rrëfyer për më të rejat e saj në karrierë, rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar si dhe lidhjen e veçantë me familjen e saj.
Në pyetjen, se çfarë presin fansat pas projektit “Four Seons”, Dafina për Telegrafin zbuloi ekskluzivisht se do të sjellë një këngë të re pak më ritmike, të cilën e ka punuar me të njëjtët producentë të projektit “Four Sesons”.
Për të lexuar intervistën e saj të plotë dhënë për Telegrafin, mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/