Ka ndryshime në formacionin e paralajmëruar gjatë ditës së djeshme.
Kosova do të përballet me Turqinë me fillim nga ora 18:00.
Por edhe pse ende nuk janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj sfide, Telegrafi ka marrë vesh nga burimet e saja brenda Përfaqësueses së Kosovës.
Ndryshimi i vetëm në formacion është se në vend të Leart Paqaradës do të startojë anëtari i skuadrës zvicerane, Luassane, Benjamin Kololli.
Ndërkohë përpos Kolollit në mbrojtje është edhe Fanol Përdedaj, Amir Rrahmani e Albani Pnishi.
Mesfusha është me regjisorin Herolind Shala e Enis Alushi si defensivë, ndërsa Rashica, Valon Berisha dhe Arber Zeneli prapa sulmuesit Vedat Muriqi. /Telegrafi/