Site icon Telegrafi

Ekskluzive – “Bon Bon” nga Era Istrefi, ndër hitet e preferuara në Stamboll (Video)

Superhiti i Era Istrefit, “Bon Bon” dihet se ka përmasa botërore.

Por, rreth një viti pas lansimit të videoklipit të këngëtares që mahniti gjithë botën me këtë projekt, ky krijim muzikor vazhdon të jetë shumë i dëgjuar.

Telegrafi ka siguruar një video nga Stambolli në Turqi, ku në lokalet e natës hiti i Era Istrefit është prej më të preferuarve.

Lexo po ashtu Tjetër skenë nga klipi i ri i Era Istrefit (Video)

Ky është edhe një tjetër fakt i gjallë se muzika shqipe ka depërtuar gjithandej nëpër botë dhe këtë arriti ta bëjë me shumë sukses Era Istrefi.

Era Istrefi më 24 shkurt lanson projektin e saj më të ri që titullohet “Redrum”. /Telegrafi/

Exit mobile version