Blero është duke punuar në finalizimin e projektit të tij të ri i dedikuar për sezonin e verës.
Telegrafi ka siguruar foto nga seti i xhirimeve të videoklipit.
Sipas burimeve, Blero po xhiron klipin e ri në Turqi, teksak projekti është një bashkëpunim me Ukin (Soulkid), një prej vokaleve më të ëmbla të skenës së muzikës moderne shqiptare.
Muzika është punuar nga Prygo, teksa videoklipin po e xhiron Asha.
Projekti është tejet i pazakont për Bleron dhe do ta sjellë atë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.
Data e lansimit të projektit besohet të jetë 20 qershori. /Telegrafi/