Telegrafi

Ekskluzive – Blero dhe Nurteel të enjtën publikojnë projektin e befasishëm (Foto)

Këngëtari Blero dhe producenti i njohur, Nurteel, do të lansojnë klipin e tyre të ri.

Pa asnjë paralajmërim të xhirimeve apo edhe se ka ekzistuar një projekt, dyshja ka vendosur të sjellë projektin e ri të enjtën, mësojnë burimet e Telegrafit.

Projekti do të lansohet në ora 18:00 të enjtën.

Muzika është punuar nga vet Nurteel, i cili në këtë projekt është këngëtar, teksa në klip bën pjesë edhe Alex bashk me Bleron.

Videoklipi është xhiruar në brigjet e Shqipërisë dhe bëhet fjalë për një konstelacion të bukur në një këngë ritmike. Ky klip u punua nga Bug Production.

Nurteel kështu arrin që të ri-ngjallë bashkëpunimin e tij të kahmotshëm me Bleron, por tash në aspektin muzikor me një videoklip ritmik, pas disa baladave prekëse rresht nga këngëtari. /Telegrafi/