Telegrafi

Ekskluzive – Afrona dhe Blero provokativ në shtrat në sesionin e ri (Foto)

Këngëtari Blero dhe Afrona Dika po shijojnë jo vetëm jetën e tyre në lidhje.

Ata duket se po tentojnë të kënaqen me lidhjen e tyre edhe në nivelin artistik.

Së fundmi çifti ka realizuar një fotosesion në dhomë gjumi, më saktësisht në shtrat.

Telegrafi ka siguruar fotografitë ekskluzive nga ky fotosesion, i realizuar nga fotografi i mirënjohur, Veton Osmani.

Çifti shfaqet pasionant në këtë fotosesion dhe shumë afër njëri-tjetrit.

Afrona madje shihet në një foto vetëm me sutjena, kurse me Bleron në shtrat shfaqet më këmbë të ngritura, çka dëshmojnë linjat e saj perfekte trupore.

Mbetet të shihet çka ka përgatitur çifti për të ardhmen, kur dihet se shumë herë ëhstë spekuluar edhe për martesë, edhe për shtatzëni të mundshme të Afronës.

Blero është në lidhje me modelen Afrona Dika pak kohë pasi është ndarë nga ish-bashkëshortja Teuta Krasniqi, e cila është në lidhje me trajnerin e saj të fitnesit, Adonis Morina. /Telegrafi/