Komisioni Evropian për luftë kundër racizmit dhe intolerancës (EKRI) sot në Strasburg e publikoi Raportin për Republikën e Maqedonisë, i cili ka të bëjë raundin e pestë të evaluimit dhe fokusohet në katër tema të cilat janë të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare, legjislacionin, fjalën e urrejtjes, dhunën dhe politikisht për integrimin, si dhe shumë çështje lidhur me secilën prej këtyre temave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga miratimi i raportit të katërt të EKRI për Republikën e Maqedonisë të publikuar më 28 prill të 2010, është arritur përparim në një numër të madh të fushavem thuhet në përmbledhje.
EKRI i ka përshëndetur këto hapa pozitive në Republikën e Maqedonisë, por thekson se edhe krahas progresit të arritur, disa çështje brengosin.
Kodi zgjedhor në vend ende nuk është harmonizuar tërësisht me Rekomandimin e përgjithshëm nr.7 të EKRI-së për legjislacion kombëtar për luftë kundër racizmit në dispozitat nga sfera e të drejtës civile dhe administrative.
Tensionet etnike midis komuniteteve më të mëdha, shtohet, mbeten në nivel të lartë dhe gjuha raciste e urrejtjes është problemi i përhapur gjërësisht, i cili në masë të madhe mbetet i paverifikuar dhe krijon atmosferë në të cilën mund të paraqiten akte të dhunës racore.
Gjendja e komunitetit rom ende është shumë e vështirë, me shkallë të lartë të margjinalizimit shoqëror-ekonomik, posaçërisht në sferat e arsimit, punësimit, banimit dhe mbrojtjes shëndetësore. Raporti i EKRI ka veçuar edhe disa sfera tjera të cilët ka ngecje.
Në raport, EKRI kërkon autoritetet të ndërmarrin aktivitete në disa fusha dhe jep një seri të rekomandimeve.
Qeveria e Maqedonisë jep komente të veta në Raportin e EKRI, i cili është publikuar me pajtueshmërinë e saj.
EKRI është organ i pavarur i ekspertëve të Këshillit të Evropës. /Telegrafi/