Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka shkarkuar nga pozita e drejtorit menaxhues Ekrem Hajdarin.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Hajdari. Ai ka thënë se arsyet e shkarkimit të tij nga pozita e drejtorit menaxhues janë të befasishme.
“Vendimi i Bordit të AKP-së për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit menaxhes, është i befasishëm për arsyet dhe kohën në të cilin është marr”, tha Hajdari për Telegrafin.
Ndryshe zyrtar të AKP-së kanë thënë se do të dalin me një njoftim zyrtarë për shkarkimin e Hajdarit nga pozita e drejtorit menaxhues.
Telegrafi ka kontaktuar edhe anëtarë të tjerë të Bordit të AKP-së, por ata nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për këtë rast. /Telegrafi/