Apple planifikon të prezantojë një ekran Mini LED për iPad Pro 11 inç në vitin 2022.
Kompania prezantoi versione të reja të iPad Pro 11 dhe 12.9 inç me procesorë M1, por vetëm modeli më i madh mori një ekran Mini LED.
Është një teknologji e re në ekran që përfshin përdorimin e mijëra LED-ve të vegjël që krijojnë zona lokale të fokusuara dhe kështu sigurojnë një kontrast më të mirë dhe performancë HDR.
Analisti i njohur Ming-chi Kuo pretendon se Apple do të përdorë ekranet Mini LED edhe për linjën MacBook, dhe se modelet 14 dhe 16 inç Mini LED do të hyjnë në prodhim këtë tremujor të vitit.
Kuo pret ardhjen e një MacBook Air të ridizenjuar me teknologjinë e ekranit të lartpërmendur në vitin 2022. Modelet më të lira të iPad-it do të kalojnë në panele OLED.
Teknologjia Mini LED ka qenë shkaku i problemeve në zinxhirin e furnizimit kur bëhet fjalë për iPad Pro që u shfaq në fillim të këtij viti. /Telegrafi/