Pritet që Galaxy Z Flip5 të prezantohet bashkë me Galaxy Z Fold5 në një ngjarje speciale në Korenë e Jugut me 26 korrik, dhe vetë kompania veçse e ka konfirmuar edhe lokacionin, e gjithashtu edhe kornizën kohore, edhe pse akoma nuk e ka konfirmuar datën.
Gjithsesi, Flip5 po shkon drejt një përmirësimi të madh në krahasim me modelin paraardhës të tij për sa i përket madhësisë të ekranit të jashtëm, siç është përfolur shumë herë më parë.
Kjo madhësi nuk do të shkojë dëm, dhe sipas një raporti të ri – ajo do të “akomodojë” aplikacione të optimizuara posaçërisht nga Google, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Raportohet se Samsung ka punuar ngushtë me Google për të optimizuar aplikacionet e kësaj kompanie, si Maps, Messages dhe madje edhe YouTube për ekranin e jashtëm.
Falë këtij partneriteti, sapo të merrni një Flip5, do të keni mundësi të dërgoni mesazhe, të shikoni video dhe të navigoni pa pasur nevojë të shpalosni pajisjen.
Ky është padyshim një funksionalitet më i dobishëm sesa një nga konkurrentët kryesorë të Flip5, Oppo’s Find N2 Flip, mund të mburret edhe sot, shumë muaj pas lansimit të tij në tregun ndërkombëtar.
Telefoni në fjalë ka një ekran shumë më të madh se Galaxy Z Flip4 i Samsung, por se nuk e vë edhe aq në përdorim.
Duket sikur Samsung nuk dëshiron të bjerë në grackën e njëjtë, dhe për tu larguan nga kjo, gjiganti jug-korean po përgatit një sërë aplikacionesh të optimizuara posaçërisht – duke përfshirë tastierën e saj, e cila do të jetë e përdorshme edhe kur telefoni të jetë në modalitetin e palosur. /Telegrafi/