Site icon Telegrafi

“Ekos-Svest”: Mali Vodno është në rrezik për tu zhdukur

Parkut te mali Vodno rrezikohet nga shkatërrimi nga ndërtimi i gazsjellësit nëpër të gjithë rajonin e pasuruar me biodeversitet, thonë nga “Eko-svest” dhe nga atje thanë se javën e kaluar kanë dërguar nënshkrime deri tek institucionet ndërkombëtare dhe bankat ku alarmojnë për më shumë probleme të cilat i ka ndërtimi i gazsjellësit nëpërmjet Vodnos.

Plani urbanistik nëpër malin Vodno, shtojnë nga atje, kalon nëpërmjet bimëve të rëndësishme të rralla dhe barnave të rrezikuara, ndërsa nuk është e qartë se si do të ndikojë ndrëtimet e planit urbanistik dhe aktiviteteve rreth Matkës, Shpellës Ubavica dhe Bukov të cilët njëjtë janë zona të rëndësishme.

Gjatë fazës së planifikimit, theksojnë, janë rishikuar më shumë mundësi urbanistike për këtë pjesë nga gazsjellësi, megjithatë, ende nuk është e qartë se pse të tëra janë hedhur poshtë dhe është zgjedhur pikërisht ky plan urbanistik e cila kalon nëpër malin Vodno. /Telegrafi/

Exit mobile version