Trazirat politike në Itali, tensioni financiar, kostot e larta të huamarrjes dhe kriza buxhetore me Bashkimin Evropian janë faktorët kryesorë që po ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.
Shkaku kryesor që Italia ka hyrë në recesion janë rritja e normave të obligacioneve, pasi qëndrimi i ri buxhetor ekspansionist i Qeverisë së vendit shkaktoi shtrëngimin e kushteve të kreditimit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Mosmarrëveshja midis Italisë dhe Komisionit Evropian shkaktoi një humbje të besimit në vend dëmtoi rritjen dhe se rritja negative mund të rrisë më tej deficitin buxhetor të vendit.
Sipas ekonomistëve, Italia nuk ka një strategji ekonomike në nivel të mjaftueshëm.
Prodhimi industrial i Italisë ra 1.6 për qind nga një muaj më parë në nëntor 2018, shumë më keq se pritjet e tregut për një rënie prej 0.3 për qind dhe pas një fitimi të dobët prej 0.1 për qind në muajin tetor 2018. /Telegrafi/