Kompanitë anëtare të Shoqatës ekonomike maqedono-gjermane, vlerësojnë se gjendja në ekonomi për vitin 2016 është më e keqe se sa ajo e vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë vlerësimit të faktorëve kyç, kompanitë ankohen për defiticit të sigurisë juridike, stabilitetit politiko-social, luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, disciplina gjatë mbledhjes së të ardhurave dhe paparashikueshmëria e politikave nga të cilat udhëhiqet ekonomia.
Këtë vlerësim e ndajnë 59 kompani, pra 1/4 e atyre që janë anëtarë në këtë shoqatë, edhe atë para se të ndodhin ngjarjet e fundit që lidhen me krizën politike./Telegrafi/