Qeveria ka diskutuar raportin vjetor mbi për gjendjen e bashkimit të Gjermanisë. Fuqia e landeve lindore arrin tani 81 për qind të atyre perëndimore.
Gjermania lindore gradualisht po e zvogëlon distancën me atë perëndimore, për sa i përket performancës ekonomike. Kjo del nga raporti aktual për gjendjen e bashkimit të Gjermanisë, të cilën e e prezantoi Komisionari Federal i Qeverisë për Evropën Lindore, Marco Wanderwitz.
Fuqia ekonomike në pesë landet federale lindore gjermane dhe në Berlin tani është rreth 81 për qind e landeve federale perëndimore. Dhjetë vjet më parë ishte 6 për qind më e vogël.
Wanderwitz theksoi më tej se rënia ekonomike si rezultat i krizës së Coronas ishte më e vogël në lindje se në perëndim të Gjermanisë. Sidoqoftë, në tregun e punës, landet e reja vuajtën më shumë nga kriza.
Në vitin 2020, prodhimi i brendshëm bruto në lindje ishte pothuajse 78 për qind e nivelit të Gjermanisë Perëndimore. Dhjetë vjet më parë vlera ishte pak nën 70 për qind.
Kabineti Federal diskutoi sot raportin vjetor mbi për gjendjen e bashkimit të Gjermanisë. Ndryshimet Lindje-Perëndim, Qeveria i sheh veçanërisht në pozicionimet politike.
Me gjithë sukseset e shumta në rrugën drejt kushteve të barabarta të jetesës, jo të gjithë qytetarët janë të kënaqur në mënyrë të barabartë.
Komisionari Wanderwitz, sheh një skepticizëm bazë më të thellë ndaj politikës dhe demokracisë te shumë gjermanolindorë.
“Para çdo zgjedhjeje për në parlamentet e landeve federale të Gjermanisë lindore t’i pret duke u dredhur për të mësuar përqindjen që kanë arritur forcat ekstreme”, tha Wanderwitz.
Objektivi duhet të jetë bindja gjithnjë e më e madhe e njerëzve për sundimin e ligjit. /Deutsche Welle/