Site icon Telegrafi

Ekonomia e Eurozonës rritet me vetëm 0.3%

Lufta tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndikuar që ekonomia e Eurozonës të rritet vetëm me 0.3 për qind.

Sipas të dhënave të Eurostat, përcjell Telegrafi, Produkti i Brendshëm Bruto i Eurozonës në tremujorin e dytë të vitit 2018 u rrit vetëm me 0.3 për qind, krahasuar me 2.1 për qind që ishte nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, Franca, është frenuar nga probleme të brendshme në tremujorin e dytë, ndërkohë që grevat dhe rritja e taksave kanë ngadalësuar shpenzimet konsumatore.

Agjencia e Statistikave të Evropës, ka vlerësuar se inflacioni në Eurozonë gjatë muajit korrik u rrit me 2.1 për qind nga 2 për qind që ishte një muaj më herët dhe kjo ka ardhur kryesisht prej çmimeve të energjisë. Inflacioni bazë, që përjashton energjinë dhe ushqimet e papërpunuara, u rrit në 1.3 për qind nga 1.2 për qind.

Eurostat thotë se papunësia në Eurozonë gjatë muajit qershor 2018 ishte 8.3 për qind dhe norma më e ulët në vendet anëtare u regjistrua në Gjermani me 3.4 për qind të fuqisë punëtore. /Telegrafi/

Exit mobile version