Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit tetor hapën 250 mijë vende punë dhe papunësia ra në nivelin 3.7 për qind.
Shifrat e punësimit për muajin tetori hodhën poshtë ndikimin e motit nga Uragani Michael, i cili goditi shtetin e Floridës dhe Gjeorgjisë në fillim të këtij muaji dhe zhvendosi mijëra punëtorë dhe uragani Firence i muajit shtatorit, i cili e përkeqësoi shifrat e punës për atë muaj, por rezultoi një rikthim për muajin tetor pasi punëtorët u kthyen në pozicionet e tyre dhe u shtuan punëtorë për rimëkëmbjen nga stuhia.
Raporti i vendeve të punës është “fotografia” e fundit e ekonomisë përpara zgjedhjeve për Kongresin dhe Senatin amerikan që priten të mbahen më 6 nëntor.
Sipas shifrave, shpenzimet e konsumit, të cilat zënë 70 për qind të prodhimit ekonomik, janë në një nivel 18-vjeçar, ato u rritën me 4 për qind në tremujorin e fundit, niveli më i lartë që nga viti 2014.
Produkti i Brendshëm Bruto arriti 3.5 për qind tremujorin e fundit dhe pagat u rritën 0.9 për qind në tremujorin e tretë në nivelin më të lartë në një dekadë.
Megjithatë, tregu i forcimit të fuqisë punëtore tashmë ka filluar të tensionojë sektorë të caktuar të ekonomisë. Punësimi i bizneseve të vogla është rritur me vetëm 1.2 për qind këtë vit, kundrejt 2.5 për qind për korporatat më të mëdha.
Që kur Donald Trump fitoi presidencën, e cila do të mbahet mend si koha më e trazuar politike e kohëve të fundit, ashtu do të kujtohet edhe për rritjen ekonomike më të mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka parë qysh shumë përpara krizës financiare.
Numri i amerikanëve që paraqiteshin në zyrat e punësimit për të gjetur punë, ra në nivelin më të ulët pas 49 vitesh, duke treguar fuqinë e qëndrueshme të tregut të punës të mbështetur në rritjen ekonomike. /Telegrafi/