Telegrafi

“Eko-ndërgjegje” sot do të bëjë riparimin e ‘City Tree’ në Tetovë

Ekipi i “Eko-ndërgjegje” sot në ora 11:00 do të jetë në vendin para City Tree instalimit në Tetovë, ku do të bëjë zëvendësimin e fidanëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poashtu do të bëjë edhe riparimin dhe pastrimin, spërkatje dhe komunikimi me shërbimin cloud dhe testimin e tërë sistemit.

Drejtoresha e “Eko-ndërgjegje”, Ana Çoloviq Leshoska do të jenë e pranishme për t’iu përgjigjur pyetjeve të opinionit para Shtëpisë së kulturës në Tetovë që është vendosur instalimi i City Tree.

City Tree u vu në funksion më 21.03.2017. Kjo formë inovative ka për qëllim për të luftuar ndotjen e ajrit ambiental, përmes vendosjes së paneleve të kopshteve vertikale, ka për qëllim pastrimin e ajrit si dhe ngritjen e vetëdijës qytetare për sa i përket këtij problemi./Telegrafi/