Talent i ri në skenën muzikore, Ermal Ademi, më i njohur me pseudonimin artistik Eko, ka hedhur hapin e parë në botën e muzikës me këngën e tij të parë, “Push Start”.
Kënga, që vjen me një ritëm prekës dhe të pashmangshëm, u shoqërua gjithashtu me një klip që tërheq vëmendjen.
Eko, bukuroshi nga Ferizaj, ka zbuluar nëpërmjet këtij vklipi pasionin e tij për makinat, duke u paraqitur me disa nga modelet më luksoze dhe të dëshiruara të veturave.
Fansat dhe ndjekësit tanë janë të ftuar të festojnë këtë fillim të ri dhe të urojnë Ekon për suksesin që pa dyshim e pret.
Ky debutim premton shumë dhe të gjithë janë të entuziazmuar për të dëgjuar dhe parë më shumë nga ky artist i ri në të ardhmen.
Kënga “Push Start” tashmë është bërë e disponueshme për të gjithë dhe mund të dëgjohet në kanalin YouTube dhe të gjitha platformat online të muzikës. /Telegrafi/