Site icon Telegrafi

Ekipi i Telegrafit viziton fëmijët në Spitalin e Pediatrisë, me urimin për shëndet të mirë e suksese!

Me përkushtim ndaj përmirësimit të cilësisë së jetës dhe përkujdesjes së shëndetit, Telegrafi ka vizituar sot fëmijët e shtrirë në repartin e Onkologjisë në Spitalin e Pediatrisë.

Në prag të Vitit të Ri, ekipi i Telegrafit ka dorëzuar një sërë dhuratash të përzgjedhura me kujdes e shumë dashuri, për të ndihmuar kështu fëmijët që të kalojnë kohën me kënaqësi dhe kreativitet.

Buzëqeshja e tyre, disponimi i mirë e shpresa shoqëronte çdo fëmijë.

Kjo iniciativë e Telegrafit shërben si shembull i medias, që përveç informimit të saktë, të angazhohen edhe për mirëqenien e disponimin e atyre që ballafaqohen me sfida shëndetësore.

Donika Hoxha tha se ekipi i Telegrafit është i lumtur që mund të kontribuojnë sado pak në disponimin  e buzëqeshjen e fëmijëve.

“Përveç informimit të saktë, për Telegrafin është e rëndësishme mirëqenia e shëndeti i të gjithëve, sidomos fëmijëve. Për atë ne jemi këtu që sadopak të sjellim buzëqeshje te fëmijët”, tha ajo.

Me urimin për shëndet të mirë e suksese, Telegrafi u uron të gjithë fëmijëve një vit të mbarë!… /Telegrafi/

Exit mobile version