Pas rreth 20 orësh udhëtim, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në PyeongChang të Koresë së Jugut.
Udhëtimi u bë nga Prishtina për në Stamboll, nga Stambolli për në Seoul dhe nga Seouli në PyeongChang.
Ekipi olimpik përbëhet nga skitari Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.
Albin Tahiri ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpin.
28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse (9 shkurt) dhe atë mbyllëse (25 shkurt).
Tahiri garën e parë do ta zhvillojë me 11 shkurt në ora 3:00 të mëngjesit. /Telegrafi/