Telegrafi

Ekipi Olimpik i Brazilit viziton Kosovën, Kuka: Superfuqia botërore e xhudos zbarkon në trojet shqiptare për stërvitje

Foto: Driton Kuka/Facebook

Driton Kuka ka njoftuar se kanë pranuar një vizitë nga federata e xhudos së Brazilit.

Trajneri i xhudos në Kosovë, ka mirëpritur disa nga xhudistët brazilian, të cilën kanë ardhur të shikojnë nga afër punën që bëhet tek ne.

Me një postim në facebook, Kuka ka postuar edhe një foto në të cilën tregon për vizitën e federatës së xhudos së Brazilit.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë (pa ndërhyrje):

Brasilian judo team …

Superfuqia Botërore e xhudos zbarkon në trojet Shqiptare për stërvitje!

Ekipi Olimpik i Brazilit për stërvitje me ekipin tonë dhe ekipe tjera drejt Lojërave Olimpike në Tokio 2020plus1! /Telegrafi/