Në vazhdën e sukseseve të shënuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK), është edhe që ekipi kosovar “Junior Geeks”, ka hyrë në mesin e 15 projekteve të përzgjedhura nga Departamenti Amerikan i Shtetit për tu financuar.
Kontrata është nënshkruar të të enjten në mes Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe ICK-së.
Ndryshe, nga 1300 projekte “Junior Geeks” është zgjedhur në mesin 15 projekteve në rafshin global.
Junior Geeks do t’i themelojë klubet e hulumtimit, shkencës, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe inovacionit nëpër shkollat e mesme, derisa në përbërje të tij janë Eldita Tarani, Zana Tabaku dhe Shpend Lila. /Telegrafi/