Site icon Telegrafi

Ekipi i FMN-së po qëndron në Kosovë

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.

Ministri Hoti i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave ku që nga fillimi i vitit 2016, të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.

Ai gjithashtu i njoftoi ata me gjendjen e veteranëve të luftës dhe mundësitë buxhetore për këtë kategori, për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By si dhe për rishikimin e buxhetit për vitin 2016.

Shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen dhe ecuritë pozitive të programit me FMN-në.

Ministri Hoti dhe Miniane u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë dhe implementimin me sukses të Programit.

Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 24 qershor, ku përveç Ministrisë së Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version