Ekipi i filmit kosovar, “Shok” tashmë ka parakaluar në tepihun e kuq të Hollivudit.
Në një fotografi të publikuar në Facebook, shihen ekipi realizues dhe i aktorëve teksa bëjnë një fotografi selfie.
Andi Veseli ka qenë i pari që ka folur dhe ka thënë se është shumë i lumtur që ishte pjesë e filmit të parë kosovar të nominuar për Oscar. Të njëjtat ka thënë edhe Lum Veseli.
“Kjo është shumë e madhe për Kosovën. Është hera e parë që një film nga Kosova është nominuar për Oscar. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Është e mahnitshme”, kanë thënë yjet e filmit, transmeton Telegrafi.
Producenti Eshref Durmishi ka thënë se para ceremonisë janë bërë gati duke dëgjuar këngë shqipe.
“Po dëgjonim këngë shqipe që janë të mrekullueshme. Kemi bërë një shtet krenar. Jemi të mahnitur”, ka thënë ai.
Kujtojmë se për herë të parë një film kosovar nominohet nga akademia amerikane e filmave për Oscar.
‘Shok’ është nominuar në kategorinë e “Filmit më të mirë të Shkurtër”, ku gjenden edhe Ave Maria, Day One, Everything Will Be Okay dhe Stutterer.
Vlen të theksohet se ceremonia e ndarjes së çmimeve do të fillojë rreth orës 2:00 pasmesnatës. /Telegrafi/
Lum Veseli (Petriti) e Andi Bajgora (Oki) mbërrijnë në tapetin e kuq.
Posted by Telegrafi.com on 2016-02-28