Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) njofton se ekipi i filmit “Shok”, së bashku me skenaristin, Jamie Donoghue dhe producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, pas 6 jave qëndrimi në SHBA për promovimin e filmit “Shok”, do të arrijnë sot në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ekipi arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” me fluturimin Veronë-Prishtinë në ora 13:50.
Pas një konference shtypi, ekipi i filmit do të udhëtojë në Prekaz për një vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari”, ku do të pritet edhe nga familja Jashari.
Kujtojmë se filmi ‘Shok’ ishte i nominuar nga akademia amerikane e filmit për Oscar në kategorinë ‘Filmi më i mirë i Shkurtër’.