Telegrafi

Ekipi i dokumentarëve të Netflix sulmohet nga peshkaqeni gjatë kohës sa po xhironte në Hawaii

Një ekip i dokumentarëve të Netflix pothuajse u bë karrem peshkaqeni pasi patën një takim “të tmerrshëm” gjatë xhirimeve në Hawaii.

Gjatë xhirimit të serisë së dokumentarëve klimatikë me katër pjesë “Our Planet II”, ekipi u sulmua nga peshkaqenë të cilët “u hodhën në varkë dhe hapën vrima të mëdha”, tha drejtori i dokumentarit, Toby Nowlan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ideja origjinale ishte të bënim një xhirim nënujor me peshkaqenë tigër që prisnin në cekëtinë në Laysan”, shpjegoi producenti i serialit Huw Cordey për Forbes në një intervistë që u publikua të mërkurën.

Laysan është një nga ishujt në Hawaii.

“Por ditën e parë që peshkaqenët tigër ishin përreth, ekuipazhi hyri në këto varka me fryrje – dhe dy peshkaqenë i sulmuan”.

Ekipi në “panik”, i cili ishte vetëm rreth 100 metra larg tokës, u detyrua të bënte me shpejtësi rrugën drejt plazhit pas sulmit. /Telegrafi/