Telegrafi

Ekipet startuese në ndeshjen Southampton-Liverpool

Liverpooli është mysafir i Southamptonit në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL.

Redsat do të përpiqen për një rezultat pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen kthyese në Anfield të jenë në pozicion më të mirë.

Kupa e Ligës është një nga mundësitë e mira që skuadra e Jurgen Kloppit të marrë së paku një trofe këtë sezon.

Ekipi startues i Southamptonit: Forster; Cedric, Yoshida, van Dijk, Bertrand; Clasie, Davis, Romeu; Redmond, Tadic, Rodriguez.

Ekipi startues i Liverpoolit: Karius, Clyne, Lovren, Klavan, Milner, Lucas, Can, Wijnaldum, Lallana, Firmino, Sturridge.

/Telegrafi/