Site icon Telegrafi

Ekipet e shpëtimit gjetën një çantë me dy milionë dollarë mes rrënojave në Turqi

Mijëra shtëpi u shkatërruan pas dy tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh të Rihterit që goditën Turqinë dhe Sirinë.

E ndërsa ka më pak shpresa se shpëtimtarët do të gjejnë disa të mbijetuar nën rrënoja, pamje të pabesueshme vijnë nga qyteti i Gaziantepit.

Lexo po ashtu Doli duke pirë duhan nga gërmadhat, turku tregon se si mbijetoi për tre ditë

Në kërkim të të mbijetuarve, shpëtimtarët gjetën mes rrënojave një çantë me dy milionë dollarë.

https://twitter.com/gchahal/status/1626640176100388867

Gjithashtu u shfaq një video që tregonte shpëtimtarët duke numëruar shuma të mëdha parash, të cilat më pas i kanë dorëzuar në polici.

Lexo po ashtu Një ekip i huaj i kërkim-shpëtimit thuhet se ka gjetur 150 mijë dollarë në rrënoja, pas tërmetit në Turqi

Autoritetet njoftuan se të gjitha bizhuteritë dhe paratë, pronarët e të cilave nuk gjenden, do të transferohen në Thesarin e Shtetit.

Ndryshe, Turqia ka regjistruar mbi 36 mijë të vdekur dhe dëme të mëdha në infrastrukturë. /Telegrafi/

Exit mobile version