Telegrafi

Ekipet e elitës së futbollit të Kosovës për edicionin 2022/23

Malisheva është klubi i fundit që ka siguruar ‘biletën’ për të qenë pjesë e Superligës së Kosovës për sezonin e ri 2022/23.

Ndeshja e sotme (e shtunë) e barazhit mes Malishevës dhe Vushtrrisë mbylli një kapitull.

Malisheva arriti të triumfoj 3-1 dhe të mbetet në elitën e futbollit të Kosovës për së paku edhe një sezon.

Lexo po ashtu Malisheva mposht Vushtrrinë dhe siguron qëndrimin në Superligën e Kosovës

Me këtë fitore, Malisheva kompletoi 10-shen e ekipeve që do të luajnë sezonin e ardhshëm 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Para Malishevës, Superligën për sezonin e ri e kishin siguruar Trepça ’89 si kampione e Grupit A të Ligës së Parë dhe Ferizaj si kampion në Grupin B.

Nga ana tjetër, shtatë ekipet tjera që mbeten në Superligë nga sezoni i rregullt ishin Ballkani, Drita, Gjilani, Llapi, Prishtina, Drenica dhe Dukagjini.

Në sezonin e fundit, Ballkani u shpall kampion i Kosovës, ndërsa Llapi fitoi Kupën e Kosovës dhe këto dy skuadra do të luajnë vete në finale të Superkupës.

Sezoni i ardhshëm i Superligës së Kosovës pritet të nis me 13 gusht. /Telegrafi/