Site icon Telegrafi

Ekipet britanike të deminimit kryejnë shpërthimin e kontrolluar, zhurma e bombës së Luftës së Dytë Botërore është dëgjuar dhjetëra milje larg

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Exeter të Anglisë, e cila është shpërthyer nga ekipet e deminimit, kurse dhjetëra milja larg vendit të ngjarjes është dëgjuar shpërthimi i kontrolluar.

Në një rreze prej mbi 2 kilometra, policia ka bllokuar lagjet e banuara dhe mbi 2.600 shtëpia janë evakuar në Glenthorne, transmeton Telegrafi.

Ishin ekipet e deminimit të ushtrisë mbretërore që kryen shpërthimin e kontrolluar. E banorët e lagjeve tjera janë paralajmëruar se mund të dëgjojnë një zhurmë të madhe.

Madje mediat angleze raportojnë se mbi dhjetë milje larg vendit të ngjarjes është dëgjuar shpërthimi. Pamjet e shpërthimit të kontrolluar janë transmetuar edhe nëpër media të Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version