Site icon Telegrafi

Ekino debuton në treg me këngën “E luj lojën”

Ekino (Foto: YouTube)

Në estradën shqiptare çdo ditë e më shumë po shtohen artist të ri nga më të ndryshmit.

Por, së fundmi është reperi Ekino ai që ka vendosur të sjell një interpretim të veçantë të projekteve muzikore.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka sjellë në treg këngën më të re.

“E luj lojën” mban titullin hiti i ardhshëm, për instrumentalin e së cilës përkujdesur Tempo Entertainment, ndërsa tekstin e ka shkruar vet ai.

Klipin në të cilin shihet i rrethuar me shoqëri dhe i rrethuar me makina luksoze, ka punuar Senzor Films.

Vlen të përmendet se ky është projekti i parë i tij i publikuar, por Ekino me muzikë merret qysh në moshë të re.

Ai është shumë premtues në skenën muzikore, ndërsa paralajmëron edhe një sërë projektesh të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version