Site icon Telegrafi

Burri rrah gruan në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe nuk ka dëshiruar të kthehet në shtëpinë e tyre.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull  kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se nuk ka dëshiruar të kthehet me në shtëpinë e tyre. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version