Sipas raportimeve të shumta në Itali, Napoli i është bashkuar garës për të nënshkruar me Paulo Dybalan dhe drejtorët e klubit kanë hapur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit.
La Joya është në dispozicion si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin.
Interi ka qenë në bisedime me argjentinasin për disa javë, por negociatat janë pezulluar pas kthimit të Romelu Lukakut në Stadio Meazza.
Nerazzurët i janë bashkuar tani garës për të nënshkruar me ish-yllin e Juventusit dhe sipas Il Corriere della Sera, Il Corriere dello Sport dhe Calciomercato.com, Partenopei kanë kontaktuar gjithashtu agjentët e sulmuesit.
“Eja në Napoli, Paulo. Këtu do të duam si mbret”, thuhet t’i ketë thënë presidenti i Napolit, lojtarit.
Dybala fitoi 7 milionë euro në sezon plus shtesa në Juventus dhe sipas raportimeve të shumta në Itali, ai do të merrte të njëjtat para në Inter, përfshirë bonuset.
Në fund të vitit 2021, sulmuesi kishte arritur një marrëveshje për të vazhduar me Juventusin për 10 milionë euro në sezon.
Napoli ka diskutuar vetëm disponueshmërinë e lojtarit dhe nuk ka diskutuar ende detajet financiare të një marrëveshjeje të mundshme.
Milani po monitoron gjithashtu situatën, por nuk mund të përballojë të ofrojë një pagë prej 7 milionë euro në vit për Dybalan. /Telegrafi/
Napoli’s sporting director, Cristiano Giuntoli, had a call with Dybala’s agent as they’re interested in signing him as a free agent
Maradona’s son even sent Paulo a message telling him to join
“Come to Napoli, Paulo. Here we’ll love you like a king”
📰 CorSport pic.twitter.com/KelL5NLzaV
— Italian Football TV (@IFTVofficial) July 3, 2022