Einxhel Shkira është një prej katër finalisteve të spektaklit shumë të shikuar Big Brother VIP.
Ajo është e vetmja nga katër finalistët, e cila nuk ka hyrë që nga dita e parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Prezantuesja ka qëndruar plot 116 ditë në shtëpi, duke i mbijetuar shumë nominimeve nga banorët e tjerë, të cilët nuk e kanë dashur brenda.
E kur jemi te nominimet, ajo duket se mban një rekord botëror, duke qenë më e nominuara në historinë e të gjitha spektakleve Big Brother VIP në botë.
Einxhel në total përgjatë gjithë aventurës së saj është nominuar plot 16 herë për të dalë.
Deri më tani, rekordin e mbante Janelle Pierzina, e cila ishte nominuar plot 12 herë në edicionin e 16-të të Big Brother në Amerikë, pasuar nga Victoria Rafaeli me 10 nominime në po të njëjtin edicion të Big Brother US.
I lumtur nga ky sukses i të dashurës së tij, DJ Dagz e ndau lajmi ne gëzueshëm me fansat e tij në InstaStory.
Krahas Einxhelit, në garë për çmimin e madh janë edhe balerini Ilir Shaqiri, aktori Donald Veshaj dhe modelja Beniada Nishani (Jakic). /Telegrafi/