Telegrafi

Einxhel Shkira shfaqet me kostum të ngjashëm si të Dua Lipës për Halloween

Festa e Halloweenit ka bërë njerëzit nga e gjitha bota që të transformohen në personazhe të ndryshëm, e të frymëzohen për ndonjë paraqitje të tyre.

Kësaj nuk i ka shpëtuar as prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira.

Moderatorja ka përzgjedhur një kostum të artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, me të cilin u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”.

Foto: Screenshot/Instagram

Bëhet fjalë për një rozë, e që po ashtu ishte kombinuar me doreza të ngjashme.

Lexo po ashtu Einxhel Shkira dhe DJ Dagz planifikojnë të bëjnë edhe dasmë

“Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’”, ka thënë Shkira.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja ditë më parë kë bërë një live, ku ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën në Big Brother VIP.

Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti, të një djali. /Telegrafi/