Telegrafi

Einxhel Shkira kujton takimin e parë me DJ Dagzin: Dita kur jeta jonë ndryshoi

Ka kaluar më shumë se një vit që kur nisi edicioni i parë i Big Brother VIP në Shqipëri.

Por, pikërisht sot, më gjashtë nëntor, shtëpisë së famshme iu bashkuan dy DJ-të nga Kosova, Dagz dhe PM.

Këto e ka rikujtuar moderatorja dhe ish-banorja e BBV, Einxhel Shkira e cila ka sjellur momentin e parë që u takua me partnerin e saj Arbër Gumnishta (emri i vërtetë).

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Einxhel bëri një postim në InstaStory duke publikuar videon nga momenti kur u njoftua me Dagzin ndërsa e cilësoi si dita kur jeta e tyre ndryshoi.

“Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e postimi duke etiketuar edhe DJ Dagzin.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Kujtojmë që çifti që nisën lidhjen pikërisht brenda shtëpisë së Big Brother VIP pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.

dyshja javë më parë zbuluan se do të bëhen prindër të një djali. /Telegrafi/

Foto: Einxhel Shkira/Instagram