Finalja e spektaklit Big Brother VIP që po mbahet sonte ka sjell emocione dhe momente të veçanta.
E eliminuara e dytë e kësaj nate është prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira.
Moderatorja hyri në shtëpinë e famshme disa javë pas nisjes së BB VIP, por ka humbur rastin për t’u shpallur fituese duke dalur e treta në garën për çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.
Para Einxhel, ishte modelja e njohur Beniada Nishani (Jakic) që u largua nga BB VIP duke mbyllur aventurën pas 136 ditësh brenda shtëpisë së famshme.
Ndërsa tashmë çmimi kryesor do të vendoset mes dy finalistëve të fundit aktorit Donald Veshaj dhe balerinit Ilir Shaqiri.
Përveç çmimit kryesor edhe tre finalistët e tjerë do të marrin nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi/