Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira dhe DJ nga Kosova, Dagz, kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë romantike, gjersa të dy po ndanin shtratin bashkë.
Pas asaj nate, ajo diskutoi për puthjen me miken e saj brenda shtëpisë, mdodelen Beniada Nishani.
Të dyja patën një bisedë të gjatë me njëra-tjetrën ku dukej se moderatorja ishte mjaft e shqetësuar prej ngjarjes që ndodhi.
“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë”, u shpreh ajo.
“Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, vazhdoi më tej Shkira.
Einxhel nuk është e vetmja që po shijon një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në BB VIP tanimë u krijuan disa çifte si Donaldi me Beatrix dhe DJ PM e modelja Sarah Berisha. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.