DJ Dagz dhe Einxhel Shkira kanë qenë një prej çifteve më të diskutuara të edicionit të parë të Big Brother VIP.
Ata po vazhdojnë të kenë një lidhje shumë të konsoliduar edhe jashtë shtëpisë, gjë të cilën nuk po hezitojnë ta tregojnë edhe përmes rrjeteve sociale.
Sot (e mërkurë) në ditëlindjen e 30-të të Dagzit, Einxhel shfrytëzoi rastin për t’i bërë atij një dedikim të veçantë në rrjetin social Instagram.
Mes të tjerash, në fund të urimit moderatorja shkroi në gjuhën angleze “Ne të duam ty”, duke ngritur kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj.
Pikërisht kjo pjesë iu ka rënë në sy disa fansave me sy të mbrehtë, të cilën nuk kanë hezituar që ta publikojnë atë në rrjetin social Twitter.
Dhe një nga postimet e fansave pikërisht me theks te pjesa e urimit në vetën shumës, është pëlqyer nga vet llogaria e Dagzit në Twitter.
https://twitter.com/margoandme0/status/1544490257827205120
Një tjetër detaj që përforcon dyshimet për shtatzëni, është në replikën e një komenti ndaj kunatës së saj (motrës së Dagzit), Enxhel shkruan ndër të tjerash: “Kuni, jam shumë emocionale këto ditë sa që s’mund të mbahem. Zemra ime është plot me dashuri për ju dhe jam e lumtur të gëzojmë të gjithë bashkë një kapitull të ri të njeriut që duam aq shumë e na bëri një familje bashkë”.
Dhe ndërkohë, Einxhel publikoi një tjetër urim për Dagzit në InstaStory, ku shkruante: “Dhe më e mira është rrugës për të ardhur”.
Por për një arsye të panjohur, Einxhel më pas e editoi pjesën ku shkruante “Ne të duam” në urimin e saj, duke e lënë thjeshtë “Të duam”.
Të gjitha këto indikacione kanë çuar fansat në hamendësimin se Dagz dhe Einxhel mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/