Eintracht Frankfurt ka shfaqur interesim për transferimin e yllit të Real Madridit, Arda Guler me këtë të fundit që po kërkon më shumë minuta.
Guler ka pasur vështirësi që të gjejë minuta rregullisht tek Real Madridi nën urdhrat e Carlo Ancelottit gjatë sezonit 2024/2025.
20-vjeçari pritej që të kishte një rol të rëndësishëm në skuadër pas paraqitjeve të tij të mira me Turqinë në Euro 2024, sidoqoftë ai ka luajtur vetëm 1000 minuta në të gjitha garat deri më tani, teksa në pesë ndeshjet e fundit në kampionat ai ka luajtur vetëm një herë.
Mes vështirësive të reprezentuesit turk në ‘Santiago Bernabeu’, ekipi gjerman Eintracht po synon që ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar veror, sipas Sky Sports Germany.
BILD më herët kishte raportuar se ‘Los Blancos’ mund ta konsiderojnë mundësinë e huazimit të dyshes Endrick dhe Guler tek klubet gjermane para sezonit 2025/2026, për t’u siguruar se ata do të marrin minuta më shumë.
Sky Sports gjithashtu shton se së bashku me Frankfurtin edhe Leipzigu po e monitoron situatën e Guler dhe mund të bëjnë së shpejti një ofertë.
Guler do të shpresojë se ai do të marrë disa minuta të dielën, aty kiu Real Madridi do të përballet me Rayo Vallecanon në shtëpi./Telegrafi/