Site icon Telegrafi

Eintracht Frankfurt dhe Rangers fitojnë dhe kalojnë në finalen e Ligës së Evropës

Eitracht Frankfurt ka arritur të mposht edhe në ndeshjen e dytë West Hamin, ndërsa në finale kanë kaluar edhe Rangers që kanë përmbysur rezultatin ndaj RB Leipzig.

Ndeshja që kishte probleme para saj, ku tifozët e të dyja klubet u rrahën masovisht, ishte e nxehtë edhe në fushë.

Goli i vetëm u shënua në minutën 26-të, kur Rafael Borres gjeti rrjetën nga afër pas pasimit të Ansgar Knauff për 1-0.

Edhe pse kishte raste të tjera, rezultati nuk ndryshoi dhe Eintracht me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kaluan tutje.

Në ndeshjen tjetër Rangers kanë arritur ta mposhtin RB Leipzigun me rezultat 3-1, për ta shkrirë fitoren e gjermanëve në ndeshjen e parë.

Skocezët e nisën furishëm ndeshjen duke arritur të shënojnë që në minutën e 19-të kur James Tavarnier shënoi për 1-0.

Në minutën e 24-të erdhi edhe goli i dytë kur Flen Kamara shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë RB Leipzig shënoi për 2-1 me sulmuesin në formë Christpoher Nkuku.

Por Rangers nuk u dorëzuan dhe golin e kualifikimit e gjetën në minutën e 81-të, kur John Lunfstram shënoi për 3-1.

Finalja e Ligës së Evropës mes Rangers dhe Eitracht Frankfurt zhvillohet në Sevilla me 18 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version