Site icon Telegrafi

Egzona Ismajli e “O Sa Trip” shfaqet atraktive në imazhet e fundit (Foto)

Gjatë sezonës së verës në ekranet televizive është shfaqur emisioni “O Sa Trip”, i drejtuar nga aktori i serialit, Kushtrim Qerimi, dhe bukuroshaj Egzoan Ismajli.

Kjo e fundit, ka krijuar një numër të madh ndjekësish që pas paraqitjes së saj në këtë program argëtues.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa fotografi, në të cilat shfaqet mjaft joshëse dhe atraktive.

E veshur me një fustan blu, plot shkëlqim dhe me prerje të shumta, Ismajli vuri në pah linjat e saj.

Egzona arriti të bëjë për vete një pjesë të mirë të ndjekësve të saj, falë imazheve të fundit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version