Në episodin e tij të fundit të ‘It’s okay to be smart’, Joe Hanson ka shpjeguar se pse muaji shkurt ka 28 ditë (një herë në katër vite i ka 29 ditë)
Hanson e ka shpjeguar këtë fakt, përmes historisë së kalendarit romak i cili ishte bërë edhe sipas paragjykimeve e politikës.
Sipas tij, të gjithë muajt në kalendar kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti ka humbur ditët e tij për shkak të egos së perandorit romak, Cezar Augustus.
Gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Jul Cezarit, shkurti kishte 30 ditë, ndërsa muaji korrik i emërtuar në bazë të emrit të perandorit (July) kishte 31. Por, problemi qëndronte te muaji gusht (August) që në atë periudhë kishte vetëm 29 ditë.
Kështu që, kur Augustus u bë perandor, ai i shtoi “muajt të tij”, gushtit, dy ditë më shumë me qëllim për ta barazuar me korrikun (July). Ndërsa, ishte muaji shkurt ai që humbi betejën në këtë “përballje” mes perandorëve, transmeton KosovaPress.