Telegrafi

Ego e madhe dhe vetjak, por a e ka uruar Ronaldo – Benzeman për Topin e Artë

Karim Benzema ka zbuluar se Cristiano Ronaldo nuk i ka dërguar mesazh pas triumfit të tij të Topit të Artë.

Francezi fitoi çmimin e madh për herë të parë në karrierën e tij, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Ai shënoi 44 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat, teksa mposhti Sadio Manen dhe Kevin De Bruynen në çmimin e lakmuar individual.

Por, ish-kolegu i Benzemës, Ronaldo, ende nuk e ka uruar për triumfin e tij individual.

I pyetur nëse pesë herë fituesi i Topit të Artë e kishte uruar fare për fitimin e çmimit prestigjioz, francezi u përgjigj: “Jo, jo ende”.

Benzema dhe Ronaldo shijuan një periudhë të suksesshme nëntëvjeçare, të mbushur me trofe së bashku si partnerë sulmues te Reali.

Por, gati një muaj pas fitimit të çmimit të Topit të Artë, lojtari i Manchester United çuditërisht nuk ka kontaktuar me shokun e tij të vjetër të skuadrës. /Telegrafi/