Site icon Telegrafi

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Egli Tako ka treguar një afrimitet të madh këto ditë me banorin e atij formati, Gjestin.

Ata duket se kanë gjetur paqen me njëri-tjetrin, ku po kuptohen shumë mirë bashkë.

Pas spektaklit të djeshëm (e martë), Egli i ka treguar një gjë Livia Brungës.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo i është drejtuar konkurrentes se Gjesti po ia kujton Olsi Bylykun, ish-partnerin, me të cilin ka qenë bashkë për shumë vite.

“Po më kthen shumë në kohë Gjesti. Po më kujton Olsin”, u shpreh ajo fillimisht.

Lexo po ashtu Princ Leka i del në mbrojtje Gjestit

Tutje theksoi: “Shumë të ngjashëm me mendime me tipin. Kur po flasim seriozisht, ai po më tremb”.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të nisë një lidhje dashurie mes tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version