Site icon Telegrafi

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Xheneta Fetahu ka treguar tashmë që e njeh Egli Takon pasi do të ishin në një klip së bashku.

Por, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova tha që nuk pranoi pasi dëshironte të shfaqej vetëm.

E për këtë duket t’i ketë ngelur hatri Eglit, ndonëse nuk njiheshin më parë me njëra-tjetrën.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa banorja e Big Brother Albania u shpreh se nuk e njeh dhe është hera e parë që e pau në një klip, modelja tha të kundërtën.

“Ajo më njeh shumë mirë se kush jam. Më njeh shumë mirë dhe e di se kush jam. I kishte ngel hatri se pse kam zgjedhur unë të jem vet në klip. Jo personale diçka me të”, tha Xheneta për Eglin.

Lexo po ashtu Ish-shoku i Gjestit i shkruan edhe Xhenetës, por nuk merr përgjigje

Fetahu pati një lidhje sa ishte në Big Brother të Kosovës me Gjestin, por që u nda kur ky i fundit u largua nga ky format.

E tani, ai po përjeton një tjetër marrëdhënie me Eglin, edhe pse akoma e pa-definuar. /Telegrafi/

Exit mobile version