Site icon Telegrafi

Egli Tako: Gjesti është i vetmi njeri që i besoj 100 për qind

Egli Tako ka diskutuar në ditën e sotme (e hënë) me Rozana Radin dhe Livia Brungën për Gjestin.

Ajo ka folur për raportin me të pasi në ditët e fundit ka pasur ulje dhe ngritje në mes tyre.

E njëjta thekson gjatë bisedës se nëse nuk flet ‘i ndikon në gjendjen e saj emocionale’.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndër tjerash, banorja thotë që ‘Gjesti është i vetmi njeri që i beson 100 për qind’.

Lexo po ashtu Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Egli i thotë Livias gjithashtu se kanë folur pas letrës që lexoi, ku Gjesti kishte shënuar disa gjëra dhe kishte fshirë një vizatim të saj.

 

Sidoqoftë, ata nuk kanë zyrtarizuar akoma asgjë dhe janë thjesht miq të mirë në këtë format.

Gjesti këto kohë ka përmendur shpesh ish-partneren, me të cilën ka qenë në lidhje pesë vite. /Telegrafi/

Exit mobile version