Site icon Telegrafi

Egli po bën të njëjtën gjë ndaj Gjestit, reagon Xum Allushi: Dhe isha unë përndjekës

Egli Tako dhe Gjesti së fundmi kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin në Big Brother VIP.

Ata janë zënë me njëri-tjetrin, ku në një moment këngëtari pejan i ka kërkuar që të largohet.

Egli nga ana tjetër nuk ka pranuar duke thënë se është lojë psikologjike dhe se mund t’i afrohet sa të dojë.

Foto: Screenshot/Instagram

E për këtë pati një reagim nga jashtë nga ish-konkurrenti i këtij formati, Xum Allushi.

“Dhe isha unë përndjekës”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Kjo pasi Egli e çoi në një televotim kokë me kokë me të duke thënë se po i pengon dhe po e përndjek.

Me këtë rast duket se Xumi po ia kthen pasi po bën të njëjtën gjë kundrejt Gjestit.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, dyshja më pas u pajtuan dhe nuk munguan puthjet e përqafimet ndërmjet tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version